“Po bën gabime fillestari”, fansat kundër Granit Xhakës

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Fansat e Arsenalit edhe një herë janë kthyer kundër Granit Xhakës, pasi gabimi i tij gjatë ndeshjes i dhuroi fitoren ekipit kundërshtar, West Ham, transmeton Gazeta Metro.

Ndonëse partneriteti i kosovarit me Lucas Torreiran ka qenë një aspekt pozitiv për sezonën e Arsenalit, gabimet e kushtueshme të Xhakës po vazhdojnë edhe më tej.

Një gjë e njëjtë ndodhi edhe dje, madje fansat e kanë quajtur ‘gabim fillestarësh’ atë të Xhakës, që çoi dje në fitoren e West Ham.

‘’Xhaka, mbrojtësi professional me gabime fillestarësh javë pas jave, apo po më duket vetëm mua?’’, ka shkruar një fans në Twitter.

E pos fansave, siç duket ky gabim i ka nervozuar mjaft edhe bashkëlojtarët, të cilët kanë shfaqur haptas në fushë reagimet e tyre të pakënaqshme.

Kujtojmë se Xhaka u transferua nga Borussia Monchengladbach në Arsenal për plot 35 milionë dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme