Pochettino është favorit për të zëvendësuar Guardiolan te Manchester City

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Mauricio Pochettino është aktualisht favorit për t’u bërë trajner i Manchester Cityt nëse Pep Guardiola largohet.

Mediat në Angli raportojnë se trajneri spanjoll do të largohet në këtë verë nga Citizens, pasi janë ndëshkuar për dy vite mospjesëmarrje në garat evropiane nga UEFA.

Por, Guardiolaka edhe 12 muaj kontratë me kampionin në fuqi të Ligës Premier, mirëpo thuhet se kërkohet nga Juventusi.

Pochettino është aktualisht i papunë shkaku që u shkarkuar në fund të vitit të kaluar nga Tottenham Hotspuri.

Spurs e zëvendësuar argjentinasin me Jose Mourinhon shkaku i rezultateve të dobëta, andaj tani po kërkon të rikthehet sërish në futboll.

Pochettino po ashtu kishte ofertë edhe nga Barcelona që të zëvendësonte Ernesto Valverden, mirëpo i kishte refuzuar.

Të ngjashme