“Priping” dhe Akademia e Pingpongut “eBaTT” nënshkruajnë marrëveshje, synojnë zhvillimin e këtij sporti në Kosovë

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 15:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Klubi i pingpongut “Priping” dhe Akademia e Pingpongut “eBaTT” kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim afatgjatë. Nënshkrimi u bë ndërmjet Eli Baraty nga Akademia e Pingpongut “eBaTT” dhe Kastriot Oranës nga klubi “Priping”, raporton Ekonomia Online.

Kastriot Orana tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është qe të bëhet ndarja e njohurive dhe të promovohet pingpongu në Prishtinë dhe në Londër.

Ai tregoi se mundësitë për në Londër për këtë vit janë vetëm për një vizitë ku në shtator do shkojnë 4 sportist nga Prishtina.

“Kjo është hera e dytë që Eli po na viziton këtu. Sot këtu bashkë me Elin do e nënshkruajmë marrëveshjen që kanë disa pika. Ndarja e njohurive, promovimi i pingpongut si në Prishtinë edhe në Londër, vizita e lojtarëve si në Prishtinë ashtu edhe në  Londër. Klubi jonë ka arrit disa sponsorizues dhe për momentin e kemi buxhetin për një vizitë por ne synojmë të realizojmë sa më shumë vizita. Gjatë pjesës së dytë të vitit ne do të shkojmë në shtator me 4 sportist në qendër të Eli”, tha Orana.

E Eli Baraty nga akademia e Pingpongut “eBaTT” në Londër ka thënë se është hera e dytë që ai ndodhet në Kosovë teksa theksoi që sportistët kosovarë kanë shumë potencial në këtë sport.

“Është hera e dytë që ndodhem në Kosovë. Kam parë nga afër sportistët kosovarë për të cilët mendojë qe kanë shumë potencial por me shumë punë dhe përkushtim mund të arrihet gjithçka. Edhe unë kam nisur nga zero dhe ja ku jam sot derisa edhe Kastrioti të cilin  e njoh nga afër me shumë punë arritëm t’i formojmë klubet tona. Pra gjithçka është e mundur”, tha ai.

Të ngjashme