Prishtina fiton në sekondat e fundit në Belgjikë

Prishtinë | 18 Tet 2017 | 22:37 | Nga

Prishtina ka nisur me fitore në sekondat e fundit edicionin e ri të FIBA Europe Cup.

Kryeqytetasit fituan si mysafirë të ekipit belg Belfius Mons-Hainaut, me rezultat 72:74.

Lojtari më efikas i ndeshjes për Prishtinën ishte Drilon Hajrizi, ndërsa pikët vendimtare në sekondat e fundit i realizoi Lis Shoshi.

Në grupin e Prishtinës, Grupin G marrin pjesë edhe Khimik nga Ukraina dhe Demir Insaat nga Turqia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme