Rashica në shënjestër të Crystal Palace

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica kaloi te Werder Bremen nga Vittese para një viti. Në fillimin e sezonit, ylli vushtrrias nuk la shenja.

Por duket që forma e tij tani e ka arritur pikën maksimale. Rashica është duke shkëlqyer me skuadrën gjermane, ku në ndeshjen e fundit ndaj Augsburg realizoi dy gola, pasi i shënoi edhe Borussia Dortmundit në kupë.Reprezentuesi i Kosovës deri ka shënuar pesë gola me fanelën e Bremenit dhe ka dhuruar një asist, duke e fituar edhe besimin e trajnerit Kohfeldt.

Calcio Mercato raporton se Milot Rashica falë paraqitje fantastike së fundmi, ka marrë vëmendjen e ekipit të njohur anglez, Crystal Palace, përcjellë Klan Kosova.‘Shqiponjat’ janë duke e vëzhguar nga afër situatën e 22-vjeçarit dhe pritet që shumë shpejt të bëjnë një ofertë zyrtare drejt tij.

Rashica te Werderi u transferua në janarin e vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme