Reagon Donnarumma, pas lajmeve se do të largohet nga PSG-ja

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Gjigandi italian, Gigi Donnarumma ditën e djeshme ka bërë debutimin me PSG-në në Ligën e Kampionëve përballë Manchester Cityt ku bëri një paraqitje të admirueshme.

Aventura e tij të parisienët nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi portieri më i mirë i Evropës deri më tani ka qenë zgjedhje e dytë për Pochettinon dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi te ai.

Javën e kaluar u raportua se Gigi nuk ishte i lumtur në klub, lajme të cilat ai i ka mohuar kategorisht pas ndeshjes me Man City-n.

“Njerëzit flasin në rrjete sociale për largimin nga PSG sepse Navas luan si titullar. Qesha kur i pashë këto. Janë plotësisht lajme false. Jam shumë i lumtur te PSG, lëreni të flasin, klubi më mbështet”.

“Ishte ëndrra ime të debutojë në Ligën e Kampionëve. Jam shumë i lumtur tani, isha i qetë sepse e dija që ky moment do vinte”, nënvizoi Donnarumma.

Të ngjashme