Reagon Roma pas lajmeve se Dzeko do të largohet

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Roma i ka mohuar kategorikisht thashethemet se klubi do ta shesë sulmuesin Edin Dzeko në fund të këtij sezoni, duke thënë se lojtari nuk është në shitje dhe se klubi është tejet i kënaqur me të.

Mediat italiane raportuan mëngjesin e së mërkurës së paga e Dezkos prej 7.5 milionë euro në vit ishte problem për Romën saqë atij do t’i duhej të pranonte ulje page për të qenë në gjendje të qëndrojë në kryeqytet, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Roma i ka mohuar këto thashetheme përmes një reagimi në agjencinë italiane të lajmeve.

“AS Roma është tejet e kënaqur me mënyrën sesi Edin po e luan rolin e kapitenit, aq më tepër në një kohë kaq delikate. Nuk ka asnjë strategji për t’ia ndryshuar të ardhmen atij, e cila i përket Romës, e as klubi nuk ka menduar ta rishikojë marrëveshjen me lojtarin”, ka thënë Roma për ANSA.

“Lajmet për ripërtëritje të kontratës, të publikuar në disa media, janë plotësisht të pabaza”, shkruhet në reagimin e Romës.

Sulmuesi boshnjak i ka shënuar 15 gola dhe i ka dhuruar nëntë asiste në 32 paraqitje për Romën këtë sezon.

Të ngjashme