Real Madrid fiton dhe shpallet kampion i Spanjës

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 23:13 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Villarrealit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 37-të të La Ligas, fitore që zyrtarisht i shpall kampion të Spanjës.

Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me skuadrat që analizonin lëvizjet e kundërshtarëve në fushë.

Në çerekun e parë të lojës kishte vetëm gjysmë raste, por pa arritur asnjëra që ta rrezikojë më seriozisht portë.

Real Madridi në rastin e parë të mirë arriti të shënojë.

Zhvillohej minuta e 29-të e takimit, kur Karim Benzema mori një pasim të bukur nga Luka Modric dhe shënoi me një goditje nga brenda zonës (1-0).

Deri në fund të pjesë së parë nuk kishte më gola edhe pse rastet nuk munguan.

Të ngjashme