Reali kërkon mbrojtësin e Tottenham

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Kampionët e Evropës kërkojnë të përforcojnë fazën e mbrojtjes.

Toby Alderweireld mund të rikthehet në Spanjë. Mbrojtësi belg i Tottenhamit po pëlqehet nga Real Madrid.

Klubi madrilen është vënë në lëvizje për të përforcuar repartin e mbrojtjes dhe 29-vjeçari, kontrata e të cilit me klubin anglez skadon në qershor duket të jetë një alternativë e mirë.

Los Blancos nuk do ta kenë aspak të lehtë të arrijnë të futbollisti pasi në garë për të është edhe Manchester United që ka kohë në ndjekje të tij.

Alderweireld është pjesë e Spurs që nga viti 2015 ku u transferua nga Atletico Madrid për shumën e 11.5 milionë funteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme