Reali me fitore të vështirë vazhdon rrugën drejt titullit

Prishtinë | 03 Kor 2020 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka shënuar fitore të vështirë për të bërë hap të madh në rrugën drejt titullit të kampionit në La Liga.

Të enjten mbrëma Reali fitoi 1:0 ndaj Getafes, kurse për golin e fitores është dashur të pres deri në fazë të vonshme të ndeshjes. Sergio Ramos ka realizuar penallti në minutën e 79-të për të vendosur sfidën, që në fund mund të jetë vendimtare.

Daniel Carvajal u pengua nga Mathias Oliveira, në një situatë të dyshimtë.

Pas xhiros së 33-të, Real Madridi udhëheq me 74 pikë, katër më shumë se Barcelona. Barcelona të martën barazoi 2:2 me Atletico Madridin.

Deri në fund të edicionit kanë mbetur edhe pesë xhiro.

Të ngjashme