Reali përdor planin e Courtoisit për Hazardin

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi po përgatit një ofertë për sulmuesin e Chelseat, Eden Hazard, por mënyra e transferimit të tij po cilësohet e njëjtë me blerjen e Thibaut Courtoisit gjatë verës së vitit të kaluar.

“Mbretërit” transferuan Courtoisin për 35 milionë funte pasi ia bën me dije se do të luftojnë deri në fund për të.

Hazardit i është dhënë e njëjta siguri nga Madridi dhe belgu synon që të lë të skadojë kontrata për ta detyruar Chelsean që ta shesë gjatë verës, raporton Daily Mail.

Hazardit në verë do të mbetet edhe një vit kontratë dhe kjo do të jetë periudha kur Reali pritet të fillojë punën për transferimin e tij.

Madridi nuk dëshiron të paguajë shifra të majme për Hazardin. Në vend të kësaj klubi spanjoll pritet të ofrojë Iscon ose Marco Asension dhe më pak para për shërbimet e anësorit belg.

Të ngjashme