Rifillojnë kërkimet për aeroplanin në të cilin ndodhej futbollisti Sala

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Guernsey ka rinisur kërkimet për aeroplanin e zhdukur në të cilin po fluturonte ylli i ri i Cardiff City, Emiliano Sala.

Nga dy aeroplanë do të shikohet në zonat e dyshuara ku mund të gjendet diçka, ka qenë njoftimi i policisë.

Ylli argjentinas në fundjavë nënshkroi kontratë me klubin anglez, pikërisht për ku edhe ishte nisur të hënën.

Sala po fluturonte nga Nantes, ku sapo u kishte dhënë lamtumirën emocionale shokëve të ish skuadrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme