Ronaldo e Messi mungojnë në finale të Championsit për herë të parë që nga viti 2013

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë që gjashtë vjet, asnjëri nga dy pesë-herë fituesit e Topit të Artë, as Cristiano Ronaldo e as Lionel Messi, nuk do të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Barcelona e Lionel Messit kapitulloi në duart e Liverpoolit mbrëmë, duke pësuar disfatë 4:0 në “Anfield” dhe duke e humbur vendin në finale të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, pasi që skuadra e Jurgen Kloppit triumfoi me rezultat të përgjithshëm 4:3.

Rezultati tronditës i dha fund dominimit gjashtëvjeçar për dy yjet e futbollit, Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, në garën më prestigjioze të Evropës. Që nga viti 2013, ose Messi ose Ronaldo mori pjesë në finale të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Ronaldo, i cili u largua nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, u eliminua me Juventusit nga Liga e Kampionëve në fazën çerekfinale, kur u mposht nga Ajaxi.

Ndërsa, Messi nuk arriti ta sigurojë një vend në finale të këtij edicioni, përkundër që ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Liverpoolit e fitoi me rezultat 3:0. Megjithatë, mbrëmë, katalonasit u mposhtën me rezultat 4:0 dhe e humbën edhe vendin në finale.

Përderisa Ronaldo kishte arritur ta fitonte titullin e kësaj gare evropiane tri herë radhazi, Messi për herë të fundit e fitoi këtë garë në vitin 2015.

Edhe dominimi dhjetëvjeçar i Messit dhe Ronaldos në garën për Topin e Artë përfundoi këtë vit, kur Luka Modrici u shpërblye me këtë çmim për lojtarin më të mirë të vitit.

Liverpooli do të takohet me Ajaxin ose Tottenhamin në finalen e këtij viti të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 1 qershor, në stadiumin e Atletico Madridit, “Wanda Metropolitano”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme