Ronaldo mohon akuzat për përdhunim

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka mohuar akuzat për përdhunim.

Ylli portugez ka mohuar deklarimet e Kathryn Mayorgas në “Der Spiegel” dhe ka kërcënuar me veprime ligjore.

Sipas gazetës gjermane, 34-vjeçarja Mayorga kishte raportuar në policinë e Las Vegasit se Ronaldo e kishte përdhunuar më 2009. Ajo ka thënë se më 2010 ishte marrë vesh me Ronaldon, që të merrte 375 mijë dollarë, dhe të mos fliste kurrë për rastin.

Tani rasti është rihapur, ndërsa Ronaldo ka mohuar akuzat, përmes një deklarate publike.

“Mohoj fuqishëm akuzat ndaj meje. Përdhunimi është krim i neveritshëm kundër çdo gjëje që jam dhe besoj. Jam i vendosur të pastroj emrin tim. Refuzoj të ushqej spektaklin mediatik të krijuar nga njerëz që duan të promovojnë veten. Ndërgjegjja ime e pastër më mundëson të pres i qetë rezultatin e çdo lloj hetimi”, ka shkruar Ronaldo në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme