“Salah ka të drejtë, duhet të paguhet më shumë”

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Jamie Carragher kërkon nga Liverpooli që t’ia plotësojë kërkesat Mohamed Salahut.

Salah ene s’ka rinovuar me Liverpoolin.

Ai ditë më parë tha se gjithçka është në duar të klubit, ai e ka kryer punën e tij.

Raportohet se kërkesa e Salah është rritje dukshme e pagës, pasi mendon se meriton të paguhet më shumë se shumë yje tjera në Premierligë.

Salah nuk dëshiron të largohet nga Anfield, por nëse Liverpooli nuk ia plotëson këto kërkesa, atëherë ka shumë gjasa që të ndodhë.

“Kjo bisedë për kontratën e Salah ndoshta do të intensifikohet edhe më shumë, sepse kur ai nuk është atje, ju e shihni efektin që ka”, tha Carragher për ‘Sky Sports’ pas ndeshjes së Liverpool-it në Carabao Cup kundër Arsenalit.

“Si një mbështetës i Liverpool-it, duhet të keni kujdes se kjo po zvarritet. Lojtarët e tjerë të mëdhenj në Liverpool kanë nënshkruar kontrata në tre ose katër muajt e fundit, portieri Alisson Becker, Trent Alexander-Arnold dhe Virgil van Dijk.

“Salah dëshiron të paguhet si çdo lojtar më i mirë në Premier League apo futbollin botëror, dhe pse jo? Ai e meriton këtë, ne po flasim për një nga lojtarët më të mirë në botë”.

Të ngjashme