Sarri i “trembur” nga Verona e Rrahmanit: Janë të rrezikshëm

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 16:25 | Nga Ekonomia Online


Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka kërkuar kujdes nga skuadra e tij në prag të duelit ndaj Veronës. Barazimi i fundit i skuadrës së Juric kundër Lazios, ka bërë që skuadra torineze ta shohë me një tjetër sy këtë ndeshje.

“Verona po bën një sezon të shkëlqyer. Janë të pamposhtur prej disa javësh dhe kanë një trajner të një niveli të lartë. Është një ekip shumë i rrezikshëm, i stërvitur mirë, do të jetë një ndeshje e vështirë. Mendoj se lojtarët tanë i pret një ndeshje e vështirë, këtë e konfirmoi edhe ndeshja e fundit.

Ronaldo në Sanremo? Nuk e kam parë. Më thanë që Gergina ishte e zonja. Kam punuar deri vonë dhe më pas u relaksova duke parë një film. Duke e njohur Cristianon, ka fjetur orët e duhur për t’u prezantuar në kondicionin perfekt sot në stërvitje, ashtu siç ka bërë gjithmonë.

Mungesa e golave nga mesfusha? Nuk kemi shënuar shumë me mesfushorët, por kemi gjetur golin me mbrojtësit. 4 ka shënuar Bonucci, 3 De Ligt. Janë të dhëna që mund të përmirësohen. Po punojmë me djemtë që të shënojnë më shumë”, deklaroi Sarri.

Të ngjashme