Sarri: Juventusi nuk shënon mjaftueshëm

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Maurizio Sarri ka thënë se Juventusi nuk po shënon mjaftueshëm edhe pse shanset para golit nuk po u mungojnë.

Zonja e Vjetër do të përballet në mesjavë me Genoan, por do t’i kenë disa mungesa si Miralem Pjanic dhe Gonzalo Higuain që kanë ende dhimbje në lëndimet e fundit.

Sarri ka kërkuar nga lojtarët e tij që mos t’i shpërdorojnë rastet dhe të shënojnë më shumë gola.

“Ne kemi përqindje të vogël të saktësisë në vogël edhe pse rastet në drejtim të portës nuk mungojnë”, ka thënë trajneri i skuadrës italiane.

“Unë e kam shprehur frikën time te lojtarët për golat e shënuar dhe u kam thënë që të shënojnë më shumë, pasi raste para portës kemi mjaftueshëm”.

“Mendoj se lojtarët duhet të jenë më të fokusuar para golit dhe të shënojnë më shumë, pasi ne aktualisht kemi mungesa të golave”, ka shtuar më tej Sarri.

Juventusi vazhdon të jetë lider i Serie A-së me 23 pikë, një më shumë se Interi që është në vendin e dytë.

Të ngjashme