Sergio Ramos infektohet me koronavirus

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni dhe mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, është infektuar me koronavirus, ka njoftuar klubi të martën.

Ramos, i cili është i lënduar momentalisht, doli pozitiv në testin për COVID-19, njoftoi Reali.

Përveç tij, ditë më parë u infektua edhe bashkëlojtari i tij në mbrojtje, Raphael Varane.

“Real Madridi njofton se lojtari Sergio Ramos ka dalë pozitiv në testin për COVID-19”, shkroi Real Madridi në uebsajtin e vet zyrtar.

Ramos nuk ka qenë shumë në kontakt fizik me bashkëlojtarët, sepse nuk është stërvitur në javën e fundit duke qenë se është duke u riaftësuar nga lëndimi i muskulit.

Varane është duke u shëruar nga virusi momentalisht.

Ndërsa Mariano, Eden Hazard, Eder Militao, Casemiro, Stefan Jovic dhe Nacho bashkë me trajnerin Zinedine Zidane e kanë kaluar virusin tashmë.

Të ngjashme