Serie A do të rinisë dhe të gjitha ndeshjet do të luhen në tri qytete?

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Roma, Firencia dhe Napoli do të mirëporesin të gjitha ndeshjet e Serie A?

Tashmë në Itali numrat e të prekurve dhe të vdekurve nga COVID-19 janë duke rënë dhe kjo ka shtyrë njerëzit e futbollit që të diskutojnë më shumë për të marrë një vendim për rinisjen e Serie A.

Teksa shihet data 4 mars si opsioni më i mirë që ekipet të dalin në stërvitje, ka zëra që kampionati të nis në fund muajit maj ose në fillim të qershorit.

Tani është duke u diskutuar që për t’iu shmangur probleme për shkak të koronavirusit, gjitha ndeshjet e Serie A po planifikohet të zhvillohen në vendet më së paku të prekura nga COVID-19, Roma, Firencia dhe Napoli.

Lajmi bëhet i ditur nga “Corriere dello Sport”, pasi anëtari dhe këshilltari i Organizatës Botërore të Shëndetit në Komitetin Olimpik Italian, Walter Riccardi, konfirmoi për ‘Radio Punto Nuovo’ se ata “po propozojnë të luajnë në qendër-jug”.

Italia po planifikon një orar të ngjeshur, për të përfunduar kampionatin herët në korrik, në mënyrë që lojtarët të kenë kohë për të pushuar për sezonin e ri dhe kohë për t’u përgatitur pikërisht për sezonin 2020/21 që vështirë se do të nisë para shtatorit.

Në Itali kanë mbetur edhe 12 xhiro.

Juve prin me 63 pikë pas 26 javësh, e ndjekur nga Lazio me 62 pikë, ndërsa Interi ka mbetur shumë prapa, e treta me 52 pikë. 

Të ngjashme