Serie A propozon 13 qershorin si datë për rifillim të stinorit

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Serie A ka propozuar 13 qershorin si datë të rifillimit, apo më së voni 20 qershori, ndërsa synimi është të përfundohet deri më 2 gusht, shkruan “Calciomercato”. Kjo datë është aprovuar nga klubet në asamblenë sot. 

Ka mbetur edhe aprovimi i Qeverisë italiane për të lejuar rifillimin e ligës. Mësohet se ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e ligës do të luhen në korrik.

Ministri i Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora, ka njoftuar se stërvitjet ekipore të klubeve janë lejuar nga 18 maji, pasi janë bërë përshtatje në protokollin e Federatës së Futbollit të Italisë.

Të ngjashme