Shaqiri: S’është sekret, do të largohem

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 10:25 | Nga

Mesfushori, Xherdan Shaqiri, pritet që të largohet këtë verë nga Stoke City.

Vet futbollisti ka thënë se kjo tashmë nuk është sekret, duke theksuar se nuk përjashton edhe largimin nga ishulli, shkruan Sky, përcjell Klan Kosova.

26 vjeçari më parë ka thënë se është i lumtur me Potters, por që kah fundi i sezonit e ka diskutuar të ardhmen.

Gjithçka ka nisur me rënien e Stoke City nga Premier League.

“Nuk është sekret që do të largohem”.

“Mendoj që Premier League është e përkryer për mua, Do të doja që të qëndroja në Angli, por nuk dua ta përjashtojë askënd. Është liga më e mirë me futbollistët më të mirë”, ka thënë Shaqiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme