Shkodran Mustafi përfundon në listën e dëshirave të Barcelonës

Prishtinë | 15 Nën 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi thuhet se është tani në radarin e gjigantit katalunas, Barcelonës.

Barcelona është në treg për nënshkrimin e një mbrojtës afatshkurtër në afatin kalimtar të dimrit, pasi ka hasur shumë vështirësi këtë sezon.

Mediat katalunas tashmë kanë filluar të flasin për emra të përveçëm dhe në listën e tyre ka përfunduar edhe një shqiptar.

Sipas gazetës spanjolle Sport, Shkodran Mustafi është ndër kandidatët që po konsiderohen brenda Barçës.

Ndërsa ai është në planet e menaxherit Mikel Arteta, Mustafi i ka rezistuar përpjekjeve për të hapur bisedime të reja për rinovimin e kontratës.

Marrëveshja e tij aktuale e mbrojtësit shqiptar, i cili reprezenton Gjermaninë skadon në qershor.

Një lëvizje në Barca do të ishte tërheqëse, me Mustafin që ka tashmë përvojë të mëparshme në La Liga me Valencian. 

Të ngjashme