David Henderson u shpall përfundimisht fajtor për aksidentin vdekjeprurës të avionit që po transportonte sulmuesin Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson nga Franca në Uells.
Biznesmeni 67-vjeçar nga East Riding i Yorkshire, u shpall fajtor në gjykatën e Cardiff Crown të enjten në mëngjes.
Futbollisti 28-vjeçar Sala dhe piloti David Ibbotson, 59 vjeç, vdiqën kur avioni privat me të cilin po fluturonin ra në Kanalin Anglez në janar të 2019.
Ibbotson, të cilin Henderson e punësoi në vend të tij, nuk kishte një licencë piloti komercial, nuk i lejohej të fluturonte natën dhe kishte një vlerësim të skaduar për të fluturuar me aeroplanin me një motor Piper Malibu.
Gjykatësi Justice Foxton i dha Hendersonit lirimin me kusht dhe më pas ktheu vendimin për ta dënuar për të dyja veprat më 12 nëntor.
Ndryshe, Sala ishte i përfshirë në një marrëveshje transferimi shumëmilionëshe në Cardiff City nga Nantes në vitin 2019 dhe po udhëtonte për të kompletuar transferimin në kohën e vdekjes së tij.