Shqipëri-Skoci luhet për të tashmen dhe të ardhmen kuqezi

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria luan ndaj Skocisë ndeshjen e fundit në grupe të Nationas League. Shanset për kualifikim tashmë janë të vogla, do të duhet një mrekulli, nga ato që ndodhin rrallë në futboll.Një fitore 4-0 e kuqezinjve në “Loro Boriçi e ndërthurur me një sukses minimal të skocezëve ndaj Izraelit tri ditë më pas do të thoshte një mrekulli për kuqezinjtë.

Çfarë ndodh me një humbje? Vendi i fundit dhe rrëzimi nga liga do të linte pak vend për përkufizimin e kësaj aventure. Gjithsesi, nuk luhet për Panuccin, Shqipëria luan fatin e saj. Luhet për të kthyer besimin dhe prestigjin, me epokën post-De Biasi që po rezulton vërtet e vështirë.

Shqipëria ka fituar vetëm një ndeshje në shtatë takime të luajtura gjatë vitit 2018.

Klima nuk është më e mira, por për lojtarët rezultatet e fundit mund të shërbejnë për të shtrënguar fort dhëmbët dhe provuar deri në fund këtë herë,shkruan supersport.al.

Europiani është aty, për t’u tentuar edhe nëse nuk hyhet nga dera e Nations League, por bazat për të ardhmen hidhen që tani. Në “Hampden Park” humbën  2-0, me pengjet e një goli jashtë loje dhe sidomos për shanset e shpërdoruara para portës. Këtë herë nuk do të jenë Migjen Basha dhe Elseid Hysaj, krijuesi i lojës dhe një lider i mbrojtjes dhe i gjithë skuadrës.

Duhet të mos pësojnë dhe, mbi të gjitha, të gjejmë rrjetën kundërshtare, në mision i parealizuar në tri ndeshjet e fundit. Na duhet forcë, shpirt grupi inteligjencë dhe besim. Skocia nuk është një kundërshtar i pakalueshëm. Në “Loro Boriçi” luhet për të tashmen dhe të ardhmen.

Ndeshja Shqipëri-Skoci do të sonte nga ora 20:45, në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme