Shumë gjigantë evropianë po e kërkojnë Kumbullën

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Garë e madhe raportohet të jetë nisur në kërkim të shërbimeve të mbrojtësit shqiptar të Veronas, Marash Kumbulla.

Sipas mediumeve italiane, 20-vjeçari po kërkohet me ngulm nga Interi, por së fundmi interesim për të kanë shprehur edhe gjigantët evropianë, Manchester City, Bayern Munich, Manchester United e Evertoni.

Megjithatë, mendohet se lojtari dëshiron kalimin tek Interi.

Kumbulla sivjet ka shkëlqyer në mbrojtjen e Veronas bashkë me reprezentuesin e Kosovës, Amir Rrahmani, që verës do t’i bashkohet Napolit.

Të ngjashme