Si do të ndryshojë futbolli pas Coronavirusit: Pesë zëvendësime

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i referimit, Nicola Rizzoli, ka sqaruar së fundi se si do të ndryshojë futbolli dhe referimi kur të kthehet futbolli pas ndërprerjes shkaku i coronavirusit, duke thënë se beson që FIFA do t’i lejojë pesë zëvendësime brenda ndeshjeve.

Protokolli mjekësor në futbollin italian për kthimin e stërvitjeve grupore do të diskutohet të enjten, kështu që edhe në Serie A rinisin sezonin, futbolli s’do të mundë të jetë i njëjtë.

“Ne duhet të sillemi ndryshe, përfshirë këtu kur vjen puna te distancomi social, për t’i shmangur rreziqet”, ka thënë Rizzoli në një intervistë të dhënë për Sky Sport Italia.

“Ne gjithashtu duhet ta bëjmë një hap përpara në aspektin kulturor, për të cilin unë shpresoj se do të jetë pozitiv për të gjithë. Ne jemi duke punuar me UEFA-n dhe ligat e tjera të mëdha për ta caktuar një kod të mirësjelljes”.

“Ne jemi duke punuar gjithashtu për t’i zvogëluar sa më shumë rreziqet. Zakonisht janë nga katër gjyqtarë në dhomën e VAR-it, por nga tani do të reduktohen në tre, përderisa të gjithë do të kenë të veshura dorëza dhe maska mbrojtëse”.

Mund të ketë edhe ndryshime në aspekte të tjerë të zhvillimin të lojës, përfshirë këtu vendimin për t’i lejuar pesë zëvendësime e jo tre, në mënyrë që lojtarëve t’u zvogëlohet barra.

“Unë besoj se FIFA e ka synim t’i lejojë pesë zëvendësime. Në atë fazë të sezonit kur ka shumë ndeshje të njëpasnjëshme dhe në temperatura më të larta, ne do të duhet të bëjmë diçka për t’i ndihmuar të gjithë”, shtoi Rizzoli. 

Të ngjashme