Si e mbështeti Turqia Serbinë të premten kundër Zvicrës

Prishtinë | 24 Qer 2018 | 18:29 | Nga

Ambasada e Turqisë në Beograd, zyrtarisht kishte mbështetur Serbinë kundër Zvicrës në ndeshjen e së premtes në Kupën Botërore që u zhvillua në Kaliningrad të Rusisë.

“I urojmë fat ekipit të Serbisë që do të luajë në ndeshjen kundër Zvicrës në Kupën e Botës”, kishte shkruar Ambasada e Turqisë në Beograd.

Ndeshja përfundoi me fitoren e Zvicrës. Njëherit golat e futbollistëve kosovarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri vulosën fitore për kombëtaren e Zvicrës, e cila e vë atë buzë kualifikimit në raundin tjetër në Kupën e Botës.

Të ngjashme