Skandaloze: Fillon shitja e biletave në tregun e zi për ndeshjen Kosovë – Angli

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Ende pa përfunduar procesi i shitjes së biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë, e paraparë të zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ka filluar shitja e tyre në tregun e zi.

”Tiks.app” vetëm disa minuta më parë paralajmëroi që faqja ka rënë për shkak të ngarkesës së madhe [pa treguar nëse janë shtiur biletat], por edhe pse nuk ka funksionuar, disa bileta çuditërisht janë shitur.

Ndërkohë ende pa u shitur gjitha biletat, tashmë ato po qarkullojnë në tregun e zi me çmime dhjetëfish me të shtrenjta.

Fillimisht para orës 16:00 kur do fillonte shitja e tyre, sajti ra së funksionuari – ndërsa më pas vazhduan problemet teknike, të cilat qytetarët i kanë paraqitur me shumë zemërim në rrjetet sociale.

Federata e Futbollit të Kosovës vazhdon dështimin në këtë aspekt, çka ka irrituar tejmase qytetarët që vazhdimisht po shfaqin pakënaqësitë në rrjetet sociale.

Të ngjashme