Sot kombëtarja U21 e Kosovës përballet me Kroacinë

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll sot në Spanjë do të garojë në kampionatin botëror të juniorëve. 

Sonte nga ora 17:00 kombëtarja jonë do të përballet me Kroacinë. 

Kosova është në grupin C me Bahreinin, Brazilin, Hungarinë, Portugalinë dhe Kroacinë. 

Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës do ta paraqitet në botëror. Pra, është një sukses tjetër historik i hendbollit kosovar.

Të ngjashme