Statistikat e Messit dhe Ronaldos para el Clasicos

Prishtinë | 29 Nën 2016 | 16:05 | Nga

“Goal.com” ka publikuar disa statistika të Lionnel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Barcelona dhe Real Madridi do të takohen të shtunën me fillim në ora 16:15 në kuadër të xhiros së 14-të të La Ligas.

Messi i Barcës del të ketë 21 gola në 32 ‘el Clasico’ ndërsa Ronaldo ka shënuar 16 gola ndaj Barcelonës në 25 paraqitje.

Argjentinasi dukshëm ka më shumë fitore se portugezi, ku Messi ka triumfuar në 15 raste ndërsa Ronaldo shtatë sosh.

Ndryshe, te katalonasit do të mungojë kapiteni Andres Iniesta ndërsa te madrilenët nuk do të jetë Gareth Bale.

klasi-2

klasi

Të ngjashme