Sterling mund të përfundojë në Arsenal

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi anglez është i hapur për t’iu bashkuar ekipit londinez nëse dështon pista Barcelona për të

Raheem Sterling është i vendosur për t’u larguar nga Manchester City.

Sulmuesi anglez është në kërkim të klubit të ri.

Dhe, “TransferMarketWeb” raporton se përfaqësuesi anglez ia ka hapur dyert e transferimit edhe Arsenalit.

Pra, nëse vendos të qëndrojë në Premierligë, ish-futbollisti i Liverpoolit mund të përfundojë në “Emirates Stadium”, përcjell “Gazeta Express”.

Ndërkohë, interesim për sulmuesin e rrezikshëm qe një kohë ka shfaqur edhe Barcelona.

Sterling nuk po ndihet rehat me situatën aktuale të tij në “Etihad Stadium” dhe pritet të largohet prej aty.

Nuk përjashtohet mundësia që ai t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga kampioni aktual anglez qysh në janar. 

Të ngjashme