Suedia do të ketë një mungesë të madhe për ndeshjen kundër Kosovës

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Suedia ka mësuar disa lajme aspak të mira para ndeshjes me Kosovën.

Kombëtarja skandinave ka luajtur një ndeshje miqësore kundër Moldavisë, para përballjes me Kosovën, dhe në këtë ndeshje ka humbur njërin nga yjet e kombëtares.

Jordan Larsson është lojtari që ka pësuar një lëndim, bëhet e ditur nga ‘Footballskanal’, transmeton lajmi.net.

Larson, i cili shënoi golin e fitores për Suedinë, kundër Moldavisë, do të jetë jashtë fushave të blerta kundër Dardanëve.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe mjeku i kombëtares suedeze, i cili ka bërë të ditur se lojtari ka pësuar një lëndim muskulor, minor, por që ia pamundëson paraqitjen ndaj Kosovës.

Goli kundër Moldavisë, ishte i pari për Larsson me kombëtaren A të Suedisë.

Të ngjashme