Suedia preket nga Covid-19, Kulusevski dhe Svanberg rezultojnë pozitiv

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

COVID-19 ka kapluar skuadrën e Suedisë, pasi Dejan Kulusevski dhe Mattias Svanberg kanë rezultuar pozitiv.

Stafi mjekësor suedez njoftoi lajmin pas seancës së parë stërvitore në Gothenburg këtë pasdite.

Kulusevski u ndie keq këtë mëngjes dhe doli pozitiv për COVID-19, kështu që mbeti në Stokholm.

Svanberg gjithashtu u ndje i sëmurë sot pas dite dhe foli me stafin mjekësor.

Ai më pas u izolua nga pjesa tjetër e skuadrës dhe rezultoi pozitiv.

Suedia është në të njëjtin grup me Spanjën që po ashtu kanë raste me COVID-19.

Të ngjashme