Ten Hag konfirmon se van de Beek po largohet drejt Real Madrid

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Ajax Amsterdam, Erik ten Hag, ka konfirmuar se Donny van de Beek është një hap larg Real Madrid.

Van de Beek së fundmi është lidhur me një transferim të Real Madrid, ku do të kalonte si alternativë e Paul Pogba.

Një gjë të tillë ka konfirmuar edhe trajneri i Ajax, i cili ka thënë se skuadra ka bërë maksimumin për të mbajtur lojtarin, por se edhe kanë pritur që ai të largohet.

“Donny ishte shumë i rëndësishëm për ne sezonin e kaluar, dhe këtë sezon e  nisi me shumë entuziazëm dhe shumë energji” ka thënë Ten Hag, transmeton lajmi.net.

“Largimi i tij është një humbje e madhe, por ne e dinim se mund të ndodhte. Ne nuk donim ta humbnim atë dhe kemi bërë gjithçka për ta mbajtur, por kur një skuadër e kalibrit të tillë futet në garë, është e vështirë” ka thënë tutje trajneri holandez.

‘Los Blancos’ pritet që të paguajnë rreth 65 milionë euro për shërbimet e Donny van de Beek.

Të ngjashme