Tifozët armenë ua bëjnë qefin atyre serbë, nxjerrin pankartën “Kosova është Serbi”

Prishtinë | 10 Gus 2022 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Ekipi armen Pyunik dhe ai serb, Crvena Zvezda, u përballen mbrëmë në kuadër të rundit të tretë të kualifikimeve në Champions League.

Tifozët armenë u treguan të afërt me ata serbë, të cilët në shkallët e stadiumit nxorën pankartën në të cilën shkruhej “Karabaku është Armeni, Kosova është Serbi”.

Këtë e mirëpriten tifozët serbë, të cilët iu përgjigjen atyre duke brohoritur “pravoslavci” e që në shqip do të thotë “ortodoksët”, duke u bazuar në besimin e përbashkët krishter.

Ndërsa, ndeshjen e fitoi Crvena Zvezda me rezultat të përgjithshëm 7-0, duke u kualifikuar në rundin tjetër të Champions League.

Të ngjashme