Tifozët e Ateletico Madridit nuk e duan më Griezmannin

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Antoine Griezzman kishte lënë Atletico Madridin në verë e vitit 2019, duke kaluar te Barcelona.

Tani gazetat spanjolle shkruajnë për një shkëmbim me Saul, që do ta çonte spanjollin në “Camp Nou” dhe francezin në “Wanda Metropolitano”.

Një operacion i kushtëzuar për Barcelonën që të lehtësojë shumën e pagave në klub.

Duke çuar Griezmannin tek Atletico klubi katalanas do të kursente më shumë se 20 milionë eurot nga paga e tij.

Këto para do të shërbenin për të nënshkruar një marrëveshje të re me Leo Messin.

Problemi është që tifozët e Atleticos së Madridit nuk e duan një rikthim të ish-it të madh.

Ata kanë filluar një protestë në ‘Twitter’ duke shkruar “#GriezmannNoTeQueremos”, që shpjegon qartë se tifozëria e kampionëve të Spanjës janë kundër rikthimit të francezit te Atletico.

Të ngjashme