Tifozët marrin udhëheqjen e klubit për t’ia pastruar emrin nga kurdisjet

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Rënia në Ligën e Dytë për herë të dytë brenda nëntë vjetësh për shkak të kurdisjeve të ndeshjeve nga kryesia e klubit të futbollit Fushë-Kosova ka humbur durimin e tifogrupit “Pampurat”.

Tifozët, të frustruar me veprimet e kryesisë së fundit, shkaku i së cilës Fushë-Kosova edicionin e ri do të bëjë gara në Ligën e Dytë të Kosovës (kategoria e tretë), kanë vendosur të marrin përsipër menaxhimin e klubit.

Pasi kanë detyruar kryesinë të largohet, tifozët u janë përveshur punëve, siç thonë ata, për t’ia pastruar emrin klubit, e më pas për ta kthyer fillimisht në Ligë të Parë, e në fund në Superligë, ku ka garuar në dy raste.

Po bëhen gati dy muaj prejse tifogrupi “Pampurat” ka filluar punën në klub, duke e bërë një ristrukturim total prej shkollës së futbollit e deri tek ekipi i parë.

Të ngjashme