Tite përgënjeshtron zërat që e lidhin me Real Madridin

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 14:59 | Nga

Pasi Zinedine Zidane u tërhoq nga detyra e trajnerit të Real Madridit, një nga emrat që u përfol për ta zëvendësuar francezin është Tite.

Por, trajneri i Përfaqësueses së Brazilit mohoi të gjitha zërat se do të jetë në krye të Los Blancos.

“Kur është një opsion, meriton respektin tim. Por, e gjitha kjo është e pavërtetë”, ka thënë Tite për ESPN Brasil.

“Nuk kam pasur kontakte me ndonjë, Gilmar Veloz (agjenti i Tites) nuk ka folur po ashtu me askënd. Kam respekt për pozitën, por jam në rregull me punën që kam tani”.

“Keni kujdes, ky person, ky gazetar, në informatat e tij është gënjeshtar”, shtoi Tite.

Brazili është një nga përfaqësueset favorite për të fituar Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Tite ka marrëdhënie të mira me Neymar dhe nëse ai do ishte trajner i Los Blancos, shanset që ylli i PSG-së të kalonte te skuadra spanjolle do ishin më të mëdha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme