Tottenhami në garë për Lemarin

Prishtinë | 02 Jan 2020 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Pas Arsenalit e Lyonit, edhe skuadra e Tottenhamit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Thomas Lemar, i cili gjatë këtij muaji pritet të largohet nga Atletico Madridi.

“Daily Mail”, ka raportuar të enjten se Tottenhami tashmë ka nisur negociatat me ekipin spanjoll që për lirimin e Lemarit po kërkon të paktën 50 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Lemar iu bashkua Atleticos para fillimit të këtij edicioni nga Monaco për 70 milionë euro, por nuk arriti të bind me paraqitjet e tij.

Lemar deri më tani ka 21 paraqitje te Atletico në të gjitha garat dhe kontratë deri në verën e vitit 2023.

Ai pëlqehet shumë nga trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho që e sheh si përforcim të duhur për mesfushën.

Të ngjashme