Tottenhami në krizë pas një stinori sensacional

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Mauricio Pochettino është i prirë t’i referohet rrugëtimit të jashtëzakonshëm të Tottenhamit stinorin e kaluar drejt finales së Ligës së Kampionëve, si fund i një kapitulli të madh në historinë moderne të klubit.

Dukej e dykuptimtë kur ai e tha këtë së pari në kulmin e stinorit të kaluar impresiv, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.

A po mendonte ai se “projekti” pesëvjeçar i klubit kishte arritur përfundimin e natyrshëm me stabilizimin e Tottenhamit në elitën e futbollit? Apo po thoshte se Tottenhami është i gatshëm të bëjë një hap më lart drejt nivelit tjetër?

Pas humbjes së thellë 7:2 të martën në shtëpi ndaj Bayern Muenchenit në Ligën e Kampionëve, ka nisur të ndihet sikur nuk do të ketë një kapitull të ri entuziazmues, veçanërisht sa i përket periudhës së Pochettinos në klub.

Për që Bayerni ishte i shkëlqyeshëm ndërsa shkeli skuadrën angleze në Londër, këtu nuk ka diskutim. Kampioni i pesëfishtë i Evropës do të ishte arrë e fortë për çdo kundërshtar të martën mbrëma dhe për 45 minuta Tottenhami ishte rival i barabartë.

Por ajo çfarë ndodhi pas pjesës së parë, kur Tottenhami kapitulloi dhe sulmuesi anësor Serge Gnabry, ish-lojtar i refuzuar nga Arsenali, shënoi katër gola, paraqet ditën më të keqe në karrierën si trajner të Mauricio Pochettinos.

Stadiumi i shkëlqyer i Tottenhamit me 62 mijë ulëse ishte paraparë të ishte skenë për net të lavdishme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme