Tottenhami shihet si favorit për transferimin e Rakitiç

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Tottenham Hotspur janë në kërkim të mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic dhe shihet si favorit për transferimin e tij gjatë verës.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Spurs ka parakaluar klubet si Juventusi, Sevilla dhe Interi në garës për transferimin e mesfushorit kroat.

Rakitic po i afrohet fundit të karrierës dhe dëshira e tij thuhet se është gjithashtu ta provojë kampionatin anglez, Ligën Premier.

E përditshme spanjolle shton gjithashtu se klubi anglez do të kënaq oreksin e tij ekonomik dhe sportiv më shumë se të gjitha skuadrat tjera.

Sidoqoftë, Rakitic gjithashtu nuk ka përjashtuar qëndrimin në Camp Nou, pavarësisht se është i hapur për një largim.

Një marrëveshje e tillë për Rakitic që shkon drejt White Hart Lane mund të varet edhe nga e ardhmja e Tanguy Ndombele në veri të Londrës. 

Të ngjashme