Trajneri i Besës, Muqolli: Kemi kohë të përgatitemi për ndeshjet me rumunët

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Besa Famgas, Arben Muqolli, ka komentuar shortin për raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Besa takohet me skuadrën e fuqishme nga Rumania, Potaissa Turda, që ka fituar Kupën Sfiduese në vitin 2018.

“Është kundërshtar jo i njohur mirë, por siç e dimë, hendbolli rumun është shumë i fortë. Rumunët kanë traditë në hendboll. Prej tash fillojmë ta studiojmë sa më mirë kundërshtarin. Kemi kohë të mjaftueshme që të përgatitemi për ndeshje”, ka thënë Muqolli.

Besa Famgas të dielën e mposhti Borcin dhe avancoi në raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Ndeshja e parë ndërmjet skuadrës nga Kosova dhe Potaissa Turda luhet në Pejë në fund të nëntorit.

Të ngjashme