Transferi i dështuar: Griezmann do të largohet nga Barcelona

Prishtinë | 03 Kor 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i ardhur nga Atletico Madrid, Antoine Griezmann pritet të largohet nga Barcelona.

Pakënaqësitë e mëdha të yllit francez, me drejtuesit e skuadrës si dhe trajner aktual të Barcelonës pritet ta shtyjnë atë për një largim nga blaugranët gjatë afatit kalimtar të verës.

Disa skuadra tashmë kanë rritur interesimin për lojtarin francez, e ndër to janë Manchester City, United dhe Arsenal.

Vet lojtari raportohet se ka pëlqyer një transferimin në Premier League.

Të ngjashme