Tre pingpongistë kosovarë pjesë e Kampionatit evropian për të rinj

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Pingpongistët kosovarë do të udhëtojnë për në Ostravë të Çekisë për të marrë pjesë në kampionatin e 62-të evropian për të rinj, që do të organizohet nga 7 deri më 16 korrik.  

Kosova do të përfaqësohet me juniorët Fatih Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti dhe Blendi Hajdari; trajner Rifat Rifati, si dhe delegat Nehat Çitaku.

Eksperti ndërkombëtar, Aleksey Yefremov, është angazhuar nga Federata që të udhëheqë përgatitjet e përfaqësueses së Kosovës për të ngritur nivelin e tyre të performancës, në kampin që është duke u organizuar në Shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj nga 1 korriku, në mënyrë që përfaqësuesja jonë të kenë paraqitje sa më të mirë në këtë kampionat.

Garat në këtë kampionat do të zhvillohen për të dy gjininë për U15 dhe U18 në kategoritë: ekipore, individuale dhe çifte.

Në garat ekipore Kosova është në grupin G së bashku me Kroacinë, Anglinë, Izraelin dhe Armeninë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme