U akuzua për mbipeshë, Neymar përgjigjet në mënyrë ikonike

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Gjatë verës, u hap një debat në rrjete sociale për shkak të një fotografie në të cilën Neymar shihej i zhveshur lart dhe në një gjendje jo të mire fizike.

Shumë njerëz e akuzuan atë për mbipeshë, por Neymar e mori me shumë sportivitet, transmeton Gazeta Express.

Në ndeshjen ndaj Kilit në kuadër të kualifikueseve për Kampionat Botëror, ai publikoi një fotografi.

“Fanella ishte e masës L. Unë jamë në peshë ideale. Në ndeshjen tjetër do ta kërkojë masën M”, shkroi Neymar.

Të ngjashme