UEFA dënon Shqipërinë me 23 mijë e 250 euro në ndeshjen me Francën

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

UEFA ka dënuar Federatën Shqiptare të Futbollit me 23 mijë e 250 euro.

Kjo për shkak të disa incidenteve në ndeshjen me Francën që u zhvillua më 14 nëntor në “Air Albania Stadium.”

Shtëpia evropiane e futbollit e ka gjobit FSHF-në me 5 mijë euro për fërshëllimat ndaj himnit francez para ndeshjes në fjalë.

Federata poashtu është gjobitur edhe për hedhjen e sendeve të forta me 3 mijë e 250 euro.

Për problemet rreth organizimit UEFA e ka gjobitur Federatën Shqiptare 15 mijë euro.

Dënimi duhet të paguhet brenda 90 ditëve, njofton Top-Channel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme