UEFA hap procedurë disiplinore kundër Ronaldos

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

“Procedurat disiplinore janë hapur si rrjedhojë të ndeshjes së Ligës së Kampionëve të UEFA-së mes Juventusit dhe Atletico Madridit që u luajt më 12 mars në Itali”, thuhet në njoftimin e UEFA-së

Federata evropiane e futbollit, UEFA, ka hapur një procedurë disiplinore kundër yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, për mënyrën e kremtimit të njërit nga tre golat që shënoi kundër Atletico Madridit javën e kaluar në Ligën e Kampionëve.

“Procedurat disiplinore janë hapur si rrjedhojë të ndeshjes së Ligës së Kampionëve të UEFA-së mes Juventusit dhe Atletico Madridit që u luajt më 12 mars në Itali”, thuhet në njoftimin e UEFA-së.

Në njoftim sqarohet se akuza ka të bëjë me sjellje të pahijshme të lojtarit Cristiano Ronaldo dhe se lënda do të trajtohet të enjten nga trupi për kontrollin e etikës dhe disiplinës.

Kujtojmë se Ronaldo shënoi një hat-trick në ndeshjen e kthimit në Torino për një fitore të Juventusit me rezultatin 3:0, pas humbjes 2:0 në Madrid.

Juventusi do të përballet me Ajaxin holandez në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve më 10 dhe 16 prill./AA

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme