Unitedi thuhet se e do transferimin e Rakitic dhe Dembeles

Manchester United HD Wallpaper
Prishtinë | 19 Tet 2019 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Manchester United ka filluar këtë sezon në mënyrën më të keqe në histori të klubit.

Djajtë e Kuq po shpresojnë që që të këndellen para afatit kalimtar të janarit, atëherë edhe kur do të ndodhin disa transferime.

Mundo Deportivo raporton se Unitedi do të tentojë që në afatin kalimtar të janarit ta transferojë Ivan Rakiticin që dëshiron të largohet nga Camp Nou.

Mesfushori kroat ka humbur vendin e titullarit të kampioni i la Liga-së dhe Ernesto Valverde i ka bërë me dije që të gjejë një skuadër të re.

Unitedi thuhet se po interesohet edhe për Ousmane Dembelen të cilin Barcelona nuk e sheh më si pjesë e rëndësishme e tyre, derisa do të kërkojnë deri në 12 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme