Valverde: Kjo ka ndodhur me Messin pas eliminimit nga Liverpool

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Ernesto Valverde ka konfirmuar se eliminimi i Barcelonës nga Liga e Kampionëve ka lënë një shije të keqe te Lionel Messi.

Kjo deklaratë vije pas fitore 2-0 ndaj Getafes dje, ku Arturo Vidal shënoi fillimisht e më pas Mauro Arambarri realizoi në portën e gabuar për fitoren e Barcës.

Trajneri i Barcelonës e ka pranuar se kapitullimi 4-0 i skuadrës së tij ndaj Liverpool, që rezultoi me eliminim, ka ndikuar keq te lojtarët e tij, përcjell lajmi.net.

“Për ne, një fitore ishte e domosdoshme për të hequr qafe fantazmat në kokat tona”, u tha Valverde gazetarëve pas fitores ndaj Getafe.

“Gjithkush do të pajtohet, edhe pse në fillim është e vështirë. Ne kemi finalen e Copa del Rey në mendje tani’’.

‘’Messi është duke bërë përpjekje për të kapërcyer shijen e keqe. Të gjithë kishim shpresa të mëdha që të jemi në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ne duhet të ecim përpara’’, potencoi Valverde. 

Të ngjashme