Varane kryen me sukses testet mjekësore te Manchester United

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi francez, Raphael Varane ka kryer me sukses pjesën e dytë të testeve mjekësore te Manchester United.

Ai tani pritet të nënshkruajë kontratën e re me “Djajtë e Kuq”, transmeton Gazeta Express.

Varane do të jetë pjesë e ekipit anglez deri në qershor të vitit 2025 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Zyrtarizimi i tij nga Manchester United pritet të bëhet në orët në vazhdim.

28-vjeçari ishte pjesë e Real Madridit që nga viti 2011, duke kaluar në “Santiago Bernabeu” plot 10 vite. 

Të ngjashme